Aktualitet

19 korrik/ Informohu shkurt e shpejt me ngjarjet e ditës deri tani

19 korrik/ Informohu shkurt e shpejt me ngjarjet e ditës deri tani

09:00

Një tjetër biznes i mbyllur: Moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore. Që pas shpërthimit me kritika të kryeministrit dhe planit anti-informalitetit nga ministrja Denaj, tatimet kanë intensifkuar punën për të ndëshkuar bizneset që shkelin ligjin, duke mos lëshuar kuponin tatimor dhe duke mos bërë deklarime të sakta, mes problematikave të tjera. Linku këtu. 

Kujdes! Po qarkullon virusi i njohur si gripi i syrit, ISHP na paralajmëron. Një virus i ri po qarkullon këtë verë dhe njihet si virusi i gripit të syrit. Ai është i formës agresive dhe shenjat fillojnë dy javë pas prekjes nga virusi. Inspektoriati i Shëndetit Publik përmes njoftimit në rrjetet sociale, tregon se çfarë është ky virus dhe rreziqet që na kanosen. Kliko këtu. 

Kalon Vettingun kryeprokurori i Krujës, por ja historia e qytetarit që thotë se vajza i ka dëmtuar makinën. Linku këtu.

10:00

Politika ka filluar të trembet, por si SPAK do godasë pushtetarët e korruptuar me ndihmën e FBI-së. Ish kreu i SHISH , Fatos Klosi jep një intervistë të gjatë për të shpjeguar rolin e Byrosë hetimore, SPAK dhe poltikanët që do të vihen në sitë. Ka politikanë që nuk e duan reformën në drejtësi, dhe kanë të drejtë të tremben, thotë Klosi i cili shton se lufta ndaj korrupsionit të pushtetarëve do të asistohet nga ndërkombëtarët, edhe nga FBI. Linku këtu.

Testi i patentës do monitorohet me video 360 gradë: Për herë të parë në rajon, së shpejti tek ne. Testi i praktikës për të marrë patentën në vendin tonë do të jetë ndryshe. Kjo risi ndodh për herë të parë në rajon dhe së shpejti do të zbatohet edhe tek ne. Çfarë do të thotë kjo?  Provimi në praktikë për oatentën do të monitorohet 360 gradë me audio dhe figurë./ Linku këtu. 

11:00

 Basha për koncesionet: U vodhën miliona euro. Linku këtu. 

12:00

E rëndë në Durrës, vajzën tetë vjeçe e ngacmojnë seksualisht, mësuesit e gjejnë në katin e fundit të shkollës. Një vajzë vetëm 8 vjeçe është ngacmuar seksualisht nga disa djem të moshës 15-18 vjeç në një shkollë të fshatit Arapaj në Durrës. Sot ka ndodhur arrestimi i dy prej djemve dhe ngjarja sipas mediave televizive ka ndodhur rreth dy javë më parë. Linku këtu.

U krye! Të gjithë individët “të paaftë për punë” s’do sorollaten më për ndihmën ekonomike. Linku këtu. 

13:00

Nuk jemi në ngërç, i kemi kërkuar Metës të rishikojë refuzimin për Skënder Gjinushin në krye të ASH. Linku këtu.

14:00 

Foto/ Hapet Qendra ADISA në Kombinat: Po krijojmë vizionin e Tiranës policentrike. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe me mbështetjen financiare të Bankës Botërore, ka hapur Qendrën e Integruar ADISA në zonën e Kombinatit, e cila ofron mbi 368 shërbime publike, përfshirë edhe shërbimet vendore të bashkisë, përmes dy sporteleve të dedikuara. Linku këtu. 

15:00

E kam fituar mandatin me mund: Gjykata e Durrësit 'vulos' Valbona Sakon si kryebashkiake. Linku këtu. 

Kuvendi dje/ Basha e quan seancë vjedhjesh, Spiropali: Sesioni më i rëndësishëm në historinë e pluralizmit. Linku këtu.

Sqaron policia: E publikuam rastin e ngacmimit seksual të 8-vjeçares pasi e denoncoi nëna e saj, por pa detaje.

16:00

Jep dorëheqjen kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një konferencë për mediat të zhvilluar pas mbledhjes së qeverisë. Ky vendim është marrë prej tij pas ftesës për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale. “Dorëheqja ime është e parevokueshme". (Linku këtu)

17:00

Presidentja e re e KE pro hapjes së negociatave për Shqipërinë: Nëse i mbyllim derën, dëmtojmë veten: Ursula von der Leyen tha për “Der Spiegel”: “Ne duhet të hapim negociatat me vendet sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se janë përmbushur kriteret. Duhet t’u japim dorën këtyre shteteve, kemi ndajmë të njëjtën kontinent, të njëjtën histori, jemi fqinjë dhe nëse mbyllim derën për këtë rajon, thjesht dëmtojmë veten”. (Linku këtu)

Durrës/ Burri godet për vdekje gruan me thikë në kraharor: Ngjarja u regjistrua në zonën e Spitallës, nga ku 36-vjeçarja Hazbije Kuka u dëgua në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti të shpëtonte. Mësohet se autori, bashkëshorti i saj A.K. është larguar nga banesa me makinë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. (Linku këtu)

18:00

Hashim Thaçi reagon pas dorëheqjes së Haradinajt: Me keqardhje mësova që e ka thirrur Gjykata Speciale - Me një status në Facebook, Thaçi shprehet se me keqardhje ka mësuar që Gjykata Speciale ka ftuar për ta marrë në pyetje ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Ai ka thënë se si President i vendit, do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë, transmeton Klan Kosova. (Linku këtu)

19:00

Ditmir Bushati për dorëheqjen e Haradinajt: Forca e shembullit të një shtetari. Kanë qenë në të njëjtën linjë për çështjen e kufijve dhe i pari politikan shqiptar që ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinaj. Është ish-ministri Bushati, i cili e quan Haradinajn jo vetëm luftëtarin, por edhe artizanin e paqes.