Aktualitet

18 vjet që nga dëbimi i shqiptarëve të Kosovës

Kanë kaluar 18 vite që nga dëbimi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në vitet 1998-1999 rreth një milion shqiptar u detyruan nga forcat ushtarake serbe që ata të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni. Dhe jo vetëm kaq, përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra të tjerë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa të tjerë u zhvendosur nga shtëpite e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Dëbimi i shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyr arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër zonave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, ditë që kosindrohet si shenjë falënderimi dhe respekti për familjet që hapen dyert për të ndihmuar duke pritur shqiptarët e Kosovën. Në atë kohë edhe shumë familje në Shqipëri hapën dyert  për familje të tëra, madje me muaj.

p-euml-rvjetori-i-eksodit-t-euml-shqiptar-euml-ve-hd