Showbiz

16 të arrestuar për vjedhjen e bizhuve të Kimit

16 të arrestuar për vjedhjen e bizhuve të Kimit

Ngjarja e muajit tetor të vitit të kaluar ku Kim Kardashian iu grabitën bizhu me vlerë miliona euro duket se është e vërtetë përpos lajmeve që e përgënjeshtronin.

Kjo pasi policia franceze ka arrestuar 16 persona për vjedhjen e bizhuterive të Kim Kardashian në shtëpinë e saj në Paris.

French police have arrested 16 people over the robbery of Kim Kardashian in Paris, it has emerged

Policia ka deklaruar se arrestimet janë bërë pas zbulimit nga ADN-ja të gjurmëve të gjendura në stolitë e vjedhura .

Ylli i Keep With the Kardashian, 36-vjeç dhe bashkëshortja e Kanye West është grabitur me rreth 9 milionë euro bizhuteri  nga njerëz të maskuar që hynë në banesën e saj në Paris në datën 3 tetor.

Reality star Kim, 36, was woken at 2.35am on October 3 as she slept in her luxury Paris apartment

Ka raporte të këtij mëngjesi të publikuar në Daily Mail ku thuhet se 16 persona u arrestuan dhe do të merren në pyetje.

Websiti francez BFMTV ka raportuar se autorët e vjedhjes ishin maskuar si policë dhe më pas janë larguar nga vendi ngjarjes duke tronditur thellë Kimin e cila nuk doli në publik pothuajse për gjithë pjesën e mbetur të vitit të kaluar duke thënë se ndihet e frikësuar dhe e ngarkuar emocionalisht. Ka qenë një periudhë e vështirë për Kim dhe jo vetëm për vjedhjen e bizhuterive të saj por edhe për gjendjen shëndetësore të burrit të saj, Kannye West.

Megjithatë, prokurori  në Paris nuk ka bërë ndonjë koment më të gjërësishëm.