LifestyleStilTe gjithaTIP Video

Çfarë t’i dhurosh një shoqeje që i ka të gjitha?


Sezoni i dhuratave ka mbërritur me të dyja këmbët. Ke filluar të vërdallosesh nëpër dyqane sa për të krijuar një ide se ç’dhurata mund të bësh për të dashurit e tu? Në përgjithësi thuhet se më e vështira nga të gjitha është dhurata e atij. Por sfidën e vërtetë e kanë ata që duhet të bëjnë një dhuratë për shoqen e pasur që ka gjithçka në jetë. Çdo dëshirë e saj është bërë realitet dhe sa herë që e takon pyet veten se si ka mundësi që ka çdo gjë që ti thjesh e ëndërron. Dhe meqë një bluzë me drerë nuk do funksiononte për të, duhet të mendosh ndonjë nga ato gjërat e veçanta, që nuk blihen shtrenjtë por kanë brenda fantazi.


 

Dhurata origjinale dhe ekonomike

Edhe me pak fare lek ti mund t’i bësh asaj dhuratë që ta kënaqë. Për shembull, një album fotosh. Nëse ajo është mikesha jote e vjetër, mblidh gjithë fotot që keni bërë bashkë gjatë festave ndër vite. Të gjitha gocat kanë në arkiv foto të çmendura. Qoftë edhe nga ato që do donin t’i grisnin se kanë dalë shëmtuar por që të bëjnë aq shumë të qeshësh. Mblidhi të gjitha, stampoji dhe vendosi në një album. Nën foto shkruaj diçitura që të kujtojnë momente pikante nga festat tuaja të çmendura. Të tipit: e mban mend kur ty të humbi valixhia dhe shkuam të gjitha në koncert me tuta?

Kartolinë nga duart e tua

Jo nga ato të blerat. Ideja është që ti të krijosh diçka vetë për të. Mund ta shkruash të gjithën duke ngjitur makarona të vogla, dhe të zgjedhësh fraza gallatë dhe jo nga ato shabllonet si “Të uroj nga zemra gëzuar festat”.

Mund t’i dhurosh sendin që ajo urren më shumë, në miniaturë. Do ishte vërtet shaka e lezetshme. Për shembull, nëse gjatë kësaj vere asaj i kanë ardhur në majë të kundës flamingot rozë, bliji pikërisht një të tillë në formën e ujitëses së luleve. Ose një bluzë me njëbrirësh, sepse ju kujton të dyjave një histori. Ka aq shumë ide. Mjaft të jesh pak kreative.

 

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *