Aktualitet

14 tetor/ Përmbledhje e lajmeve shkurt

14 tetor/ Përmbledhje e lajmeve shkurt

https://www.instagram.com/p/B3mkH3-gTBs/

Një laborator për kërkimin shkencor me studentet e Mjekësisë

Ky është laboratori për kërkimin shkencor për studentët e Mjekësisë, që ishte pjesë e kërkesave të tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit që pati me studentët foli për investimin më të ri:

“Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik, çelëm njësinë e re të kërkimit shkencor në Fakultetin e Mjekësisë, e pajisur me kompjuterë të teknologjisë së avancuar dhe me programe po aq të avancuara, mundësuar nga bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë me Fakultetin e Mjekësisë, nëpërmjet Fondit Global. Me #PaktinPërUniversitetin ngremë në një nivel më të lartë kërkimin shkencor për studentët e Mjekësisë”.