Aktualitet

14 plumba kallashnikovi ish-policit në Tiranë, identifikohet makina e autorit

14 plumba kallashnikovi ish-policit në Tiranë, identifikohet makina e

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Selitës, ku ish-polici Arben Bilali u ekzekutua me 14 plumba kallashnikovi, policia ka mundur të identifikojë automjetin me të cilin lëviztë ekzekutori. Sipas “tch”, bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, ngjyrë blu, kishte targa false AA 757 RV, të cilat në fakt rezultojnë t’i përkasin një mjeti “Fiat Punto”, i vjedhur në Vlorë në vitin 2017.

Sakaq, grupi hetimor ka arritur të sigurojnë dy dëshmi me interes për hetimin deri më tani, ku njëri prej dëshmitarëve ka thënë se përpara disa ditëve i ka ndjekur një makinë, e atë ditë ishte duke udhëtuar me viktimën.

Gjithashtu, një tjetër shok i viktimës ka thënë se një makinë i ka ndjekur ditët e fundit.

Nga hetimet mësohet se, viktima ka pasur një pistoletë me vete, por shokët e tij ia kanë hequr në momentin që e larguan trupin e tij për në spital, për t’ia dorëzuar më pas policisë. /Referuar tch/