Aktualitet

14 mijë restorante dhe bare do kontrollohen nga Tatimet, ja kushtet që duhet të plotësojnë

14 mijë restorante dhe bare do kontrollohen nga Tatimet, ja kushtet që

Administrata tatimore do bëjë kontrolle në rreth 14 mijë restorante dhe bare, si pjesë e një fushate e cila ka nisur në datën 17 prill që i paraprin edhe sezonit turistik.

Bëhet fjalë për kontrollimin dhe verifikimin e gjithë tatimpaguesve në këtë sektor, për të parë në respektojnë të gjitha detyrimet dhe nëse janë të regjistruar si biznes në QKR dhe administratë tatimore, gjithashtu do verifikohen nëse kanë respektuar detyrimin për dokumentimin e mallrave në gjendje apo në transport, respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij, respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm, respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Qasja e kësaj fushate është më tepër paralajmëruese dhe jo ndëshkuese, megjithatë nëse tatimpaguesit kapen në shkelje, sipas ligjit parashikohen masa të tilla si gjobë që kap vlerën 50-200 mijë lekë, ose konfiskim të mallit deri në bllokim të aktivitetit./ Tiranapost.al. E.B

Sqarim: Foto e marrë nga Google