• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Politikë Të gjitha

    13 vende të BE përgatisin dokumentin: Të respektohet Tirana dhe Shkupi, hapni negociatat!


    Esencë Editori/ 13 vende të BE-së, kryesisht anëtarë të rinj të bllokut ngë Europa Qendrore dhe Lindore, bashkë me Italinë dhe Austrinë po hartojnë një dokument ( jo zyrtar) të quajtur ‘non-paper’ ku kërkojnë zgjerimin e BE-së me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, fillimisht duke çelur zyrtarisht negociatat, bisedimet e pranimit.

    Në këtë dokument shtrohet kërkesa për të ringjallur kredibilitetin e zgjerimit të bllokut me dy vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në përfundim të saj dokumenti do tu dorëzohet 28 vendeve anëtare të BE-së.

    13 vendet që kanë rënë dakord janë: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta. Ky dokument do të paraqitet gjatë një takimi të ambasadorëve të BE në Bruksel ditën e nesërme.

    Një diplomat i një prej 13 vendeve ka thënë për Euractiv se dokumenti lidhet me thirrjen e 13 vendeve ndaj BE që të çelen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Gjithashtu ai thotë: Është gjithashtu një formë presioni, e vërteta është se dilema e ngritur nëse kemi nevojë më vonë për zgjerimin e BE-së pasi siç pretendohet ka nevojë për reformim është artificiale dhe e gabuar. Nëse dy proceset nuk ecin së bashku, shumë shpejt BE do përballet sërish me Ballkanin Perëndimor, por fatkeqësisht në një mënyrë më kërkuese dhe të dhimbshme për të dy palët.

    Euractiv kujton se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen zyrtarisht të bisedimeve të pranimit me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshillin Europian. Franca dhe Holanda janë vendet më skeptike.

    “Është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar këtë dilemë artificiale, sepse ne po flasim për çeljen e negociatave dhe jo për zgjerimin aktual. Natyrisht, Perëndimi nuk mund ta kuptojë këtë”, vijon të thotë diplomati.

    Në Gjermani, ideja e zgjerimit ka ndarë në dy këndvështrime koalicionin qeverisës, CDU/CSU ka menduar që të shtyjë vendimin e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin. Gunther Krichbaum, kryetari i Komitetit evropian të Bundestagut, thotë se nuk do të ketë vendim përpara muajit tetor.

    Por Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth nga partia SPD, dëshiron që negociatat të fillojnë menjëherë.

    “Ne dhamë fjalën dhe duhet të mbajmë premtimet” shkroi Roth në një artikull për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

    Ministria e Jashtme e Çekisë me në krye Tomas Petricek konfirmoi se do të japë dritën jeshile. “Unë do të jem një mbështetës i fortë për dhënien e dritës së gjelbër për të dy vendet”, tha Petricek me nisjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./ Artikulli i marrë nga Euractiv/ Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al. E.B.