Aktualitet

1200 ushtarë do të “pushtojnë” nesër sheshin “Nënë Tereza”

1200 ushtarë do të “pushtojnë” nesër sheshin

Shqipëria së bashku me aleatët e saj në NATO do të organizojë nesër në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë një stërvitje të madhe ushtarake.

Do të jenë rreth 1200 ushtarë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të zbresin nesër në datë 24 shtator në sheshin "Nënë Tereza" në kuadër të stërvitjes më të madhe të vitit e quajtur "Albanian Lion 2018". Ndërkohë pasditen e sotme kanë mbërritur helikopterët dhe forcat e ushtrisë për të bërë përgatitjet e fundit para paradës që do të zhvillohet nesër, ku pritet që të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Stërvitja “Albanian Lion 2018” po zhvillohet njëkohësisht në disa garnizone të FA si në Durrës, Pashaliman, Porto - Palermo, Rinas, Zall - Herr dhe Bizë me pjesëmarrjen e 1164 trupave ushtarake, 126 mjeteve tokësore, detare, ajrore dhe ka për qëllim realizimin e operacioneve të ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.