Aktualitet

1200 biznese largohen nga Barcelona për shkak të pasigurisë politike

Rreth 1200 biznese kanë transferuar aktivitetet e tyre nga Katalonja përgjatë tre javëve të para pas referendumit të njëanshëm të Madridit për shpalljen e pavarësisë. Kulminacioni i këtij eksodi të kapitalit është shënuar ditën e djeshme, data 19 Tetor kur janë transferuar plot 268 sipërmarrje nga Katalonja në drejtim të Madridit.

Shkaku për këtë besohet të jetë e ardhmja e pasigurt, tani që Madridi po procedon për të marrë autonominë rajonale të Barcelonës, veprim që ka gjasa të ngjallë pakënaqësi të madhe deri në shpalljen unilaterale dhe pa njohje ndërkombëtare të pavarësisë.

Me mijëra besohet të jenë punonjësit që do të transferohen dhe dëmi ekonomik për Katalonjën, ndonëse nuk është evaluuar ende besohet se kap shifrën e disa miliona eurove. K.H/ tiranapost.al