• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    12 shtator/ Përmbledhje e lajmeve shkurt


    Kuvendi rrëzon kandidatin për KLSH, Presidenca: Se nuk ka qenë i dënuar për trafik droge

    Presidenca reagoi pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kandidaturën e Ilir Metës për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo. Deklaratës së Taulant Ballës në Kuvend, se kandidaturat e Metës janë të papërshtatshme, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi iu përgjigj kështu:

    “Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash. Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690