• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Shëndet Të gjitha

    12 pyetjet që mund të të ndryshojnë jetën


    Ka disa momente shumë thelbësore në jetën tonë dhe vera është njëj prej tyre. Është koha ideale për të bërë pyetje. Jo aq shumë për të gjetur përgjigjet – shpesh nuk ka asnjë ose ka më shumë se një, jeta është bërë nga nuanca, nuk është e zezë ose e bardhë – por, në të vërtetë, për të reflektuar për vetë pyetjet. Kjo mund të na mësojë shumë.

    Ato mund të jenë pyetjet më të përhapura, të ashtuquajturat retorike, ndonjëherë mund të duken fare klishe, por ti bëja vetes seriozisht.

    Kush jam? Çfarë po bëj? Dhe një listë e gjatë përse-sh. Çështja është se pyetja e duhur në kohën e duhur mund të ndryshojë me të vërtetë rrjedhën e një jete, të zhbllokojë një mendje të lidhur me zinxhirë nga frika dhe e kaluara dhe të vendosë fillimin e një jete të re. Me pak fjalë, pyetjet kanë një pjesë të fuqisë terapeutike, me të cilat ia vlen të përballesh. Sidomos kur ke pak më shumë kohë për të menduar, si në një udhëtim apo gjatë pushimeve. Njëlloj si kur përballemi me situata pak të njohura që mund të na stimulojnë ose tundin nga vendi, duke na zhvendosur nga “zona e rehatisë”.

    Filozofë, mendimtarë, udhëheqës: secili solli një trashëgimi në lidhje me pyetjet esenciale që të çojnë drej një ndryshimi të madh. Propozuan pyetje që, duke filluar nga kolektivi, zbresin pastaj në dimensionin e tyre individual. Thjesht mendoni për pyetjen më të famshme që bërë nga ish-presidenti amerikan i vrarë në 1963, John Fitzgerald Kennedy, ndaj bashkëqytetarëve të tij. Një pyetje universale që të gjithë mund të zbatojnë për ekzistencën e tyre: “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”.

    Nga cilat pyetje duhet të filloni? Nga ato më themeloret. Për shembull, duke pyetur se me kë e kaloni kohën tuaj, pasi njerëzit përreth nesh kanë shumë ndikim në jetën tonë. Ose të pyesim veten nëse një situatë e caktuar është apo do të jetë me të vërtetë nën kontrollin tonë. Pyetja e tretë mund të ketë më shumë lidhje me rutinën: si duhet të jetë dita ime ideale? Dhe përsëri: të jesh apo të bësh, t’i japësh më shumë rëndësi bindjeve të dikujt ose ritmit të vazhdueshëm që shoqëria na imponon? Ose: çfarë humbet për shkak të frikës dhe shqetësimeve? Jam duke e bërë mirë punën time? Për çfarë po më shërben? Dhe cila është gjëja më e rëndësishme?/Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690