• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    12 korrik/ Informohu shkurt e shpejt me ngjarjet e ditës deri tani


    Ora 09:00

    Ikën ngrehina e fundit në mes të Tiranës. Shembet ndërtesta e ndërtuar 10 vite më parë në sheshin Italia, për ti hapur vend Arenës Ndërkombvëtare. Kjo ndërtesë qëndronte kundrejt çdo rregulli urbanistik në këtë vend. (linku këtu)

    Ora 10:00

    Për herë të parë në QSUT trajtohet 7-vjeçari me tumor, me terapi të targetuar. Një 7-vjeçar është trajtuar me sukses në QSUT, i pari pacient në moshë pediatrike që merr trajtimin specifik cranio-spinal për trajtimin e tumorit. (linku këtu).

    Inaugurohet godina e re e policisë kufitare në Hanin e Hotit. Lleshaj: Investim 45 mln euro. Inaugurohet godina e re e policisë kufitare në Hanin e Hotit. Lleshaj: Investim 45 mln euro. (linku këtu).

    Ora 11:00

    Meta refuzon emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Sipas argumenteve të presidentit Meta, Skënder Gjinushi rezultonte kryetar i Partisë Socialdemokrate në mënyrë të pandërprerë që prej themelimit të saj më 22 prill 1991, deri më 06.06.2019 kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndryshimin e emrit të Kryetarit të kësaj force politike (PSD), për shkak të dorëheqjes së tij nga posti i Kryetarit. (linku këtu).

    Skënder Gjinushi reagon për dekretin e Metës: I pyetur nga gazetarët e Shqiptarja.com, Gjinushi është shprehur se e ka mësuar lajmin përmes medias. “Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul. Meta nëpërmjet dekreteve nul vazhdon të anulojë zgjedhje”, mësohet të jetë shprehur Gjinushi. (Linku këtu)

    13:00

    Shuhen shpresat e ‘Skënderbeut’ për të luajtur në Europë për 10 vjet. Janë shuar përfundimisht shpresat e ekipit të Skënderbeut për të luajtur në Europë. Kjo pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dha dhënë verdiktin final, duke refuzuar kështu apelin e klubit të Korçës. (Linku këtu)

    14:00

    Rikthehet doktor Muka, këtë herë kapet me Bashën: Na trego si e mbarove masterin në Holandë: Në postimin e fundit, Muka i ‘vihet’ Lulzim Bashës, për të cilin pyet: A mund te na tregoje Lulzim Basha se si e ka mbaruar masterin e presupozuar ne Utrecht ne 2005, kur sipas formularit qe ka dorezuar vete ne KQZ, ne vitet 2000-2004 ka jetuar ne Kosove dhe me pas ne Shqiperi? (linku këtu).

    Basha: Nuk ulem në tavolinë me Ramën, s’ka marrëveshje: Kryedemokrati Lulzim Basha mohoi zërat se mund të ketë një marrëveshje në tryezë me kryeministrin Edi Rama. “Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka.

    Spiropali për rinumërimin e votave në Lezhë: Shqiptarët e kanë kuptuar hallin e Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit.

    Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali reagoi për procesin e rinumërimit të votave për qytetin e Lezhës, duke thënë se sot alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare. Sipas Spiropalit prova më e mirë që nxjerr në dritë mashtrimin e Bashës është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë. (Linku këtu).

    16:00 

    Partia Socialiste dorëzon në Kolegjin Zgjedhor bashkitë e para për certifikimin e Këshillave. Ka depozituar 4 padi në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit për Këshillat Bashkiakë. Partia socialiste kërkon nga Kolegji Zgjedhor që të shpërndajë mandatet fillimisht për katër Këshilla Bashkiakë të Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës. (linku këtu).

    17:00 

    Balla paska fituar gjyqin ndaj dhëndrit të Berishës dhe çekun e tregon me foto.  Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka postuar një çek prej 3 mijë eurosh, që sipas tij i ka fituar ndaj gjyqit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit. ‘Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren’, shkruan Balla në Facebook mes të tjerash dhe thotë se me këto para do investohen kopshte dhe çerdhe. (linku këtu)

    Fotografia e Taulant Balla - Faqja Zyrtare

    18:00

    Të mbështesim si presidente e Komisionit nëse i thua ‘Po’ negociatave me Shqipërinë! Letra për Von der Leyen nga PE.

    Letra e dërguar nga kryetarja e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia i drejtohet von der Leyenit, ku i kërkohet që nëse mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të japë mbështetjen e saj që të bëhet presidente e Komisionit. (Linku këtu. )

    20:00


    Glover, letër Policisë për 30 Qershorin: Bashkëpunim i shkëlqyer me OSBE-në. Në përfundim të misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit, ambasadorja Glover ka dërguar një letër në Ministrinë e Brendshme përmes së cilës shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer. Lajmin e ka bërë të ditur Zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko nëpërmjet një postimi në Twitter.

    21:00

    Meta nuk e dekretoi në krye të Akademisë së Shkencave, Gjinushi: E gjitha personale. Skënder Gjinushi, i cili u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave me 35 vota nga 45 anëtarë të pranishëm në momentin e votimit, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të mos e dekretuar në detyrë. Ai thotë se dekreti i Metës për ta refuzuar është nul, duke theksuar se sipas tij gjithçka është personale. /Tiranapost.al