• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    12 fraza të bukura për faljen në dashuri dhe miqësi


    Dërgojuani këto fraza atyre që kanë tradhtuar besimin tuaj ose atyre që doni t’u kërkoni falje sepse i keni lënduar.

    1-Falni, jo sepse ata meritojnë të falen, por sepse ti meriton paqen. (Anonim)

    2-Nëse do vërtet të duash, duhet të mësosh të falësh. (Nënë Tereza)

    3-Gëzimi i papërshkrueshëm i të falurit ose të qenit i falur, shkakton një ekstazë që mund ta kenë zili dhe perënditë. (Ebbert Hubbard)

    4-Falja është “memorie selektive”—një vendim i vetëdijshëm për t’u përqendruar tek dashuria dhe për t’i lënë mënjanë të tjerat. (Marianne Williamson)

    5-Falja është virtyt i trimit, jo i frikacakut. (Gandhi)

    6-Fali miqtë e tu. Asgjë nuk do t’i tërbonte më shumë se kjo. (Oscar Wilde)

    7-Të gabosh është njerëzore. Të falësh është hyjnore. (Alexander Pope)

    8-Gjithmonë duhet të falim, duke i kujtuar vetes se kemi nevojë për faljen. Shpesh kemi nevojë më tepër për t’u ndier të falur se të falim. (Giovanni Paolo II)

    9-Mëkatet nuk mund të fshihen, vetëm mund të falen. (Igor Stravinski)

    10-Falja çliron shpirtin dhe largon frikën. (Nelson Mandela)

    11-Nëse yt vëlla ka mëkatuar, qortoje; nëse pendohet fale. Dhe sikur të mëkatonte 7 herë në ditë kundër teje e 7 herë në ditë të thoshte: Pendohem, ti fale. (Jezusi).

    12-Dashuria harron gjithçka, fal gjithçka dhe jep gjithçka pa kursim. (Padre Pio)