Shqiptarët në botë

110 vjetori i alfabetit, Meta dhuron abetare në Manastir

110 vjetori i alfabetit, Meta dhuron abetare në Manastir

Me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë pikërisht në Manastir të Maqedonisë ku u prit nga dhjetëra shqiptare dhe nga ministri maqedonas i Kulturës Asaf Ademi.

Meta dhuroi 110 abetare për fëmijët shqiptar të këtij qyteti dhe vizitoi shtëpinë muze ku u mblodh Kongresi i Manastirit.

“I uroj mbare kombit shqiptar gezuar 110-vjetorin e Alfabetit te gjuhes shqipe. Pa Kongresin e Manastirit do te kishte qene e veshtire edhe shpallja e Pavaresise se Shqiperise. Shqiptaret jane faktor progresist ne sherbim te paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit”, është shprehur Meta./Tiranapost.al