Aktualitet

11 makina të aksidentuara, trafik i rënduar në autostradë

Ka të paktën 3 aksidente të konfirmuara nga policia në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Gazetari i Tirana Post ka numëruar me sy të lirë të paktën 11 makina të përplasura. Ajo që vërehet qartë është se trafiku në autostradë është i rënduar. Forcat e policisë ndodhen përgjatë gjithë autostradës. Këto ja disa fotot të shkrepura nga gazetari i Tirana Post.

(Foto përgjatë autostradës Tiranë-Durrës)

(Foto përgjatë autostradës Tiranë-Durrës)(Foto përgjatë autostradës Tiranë-Durrës)(Foto përgjatë autostradës Tiranë-Durrës)

(Foto përgjatë autostradës Tiranë-Durrës(Foto përgjatë autostradës Tiranë-Durrës)(Foto përgjatë autostradës Tiranë-Durrës) /tiranapost.al