Aktualitet

11 gjoba në lokalet e ish-Bllokut: 'Kapen' me cigare brenda ambienteve

11 gjoba në lokalet e ish-Bllokut: 'Kapen' me cigare brenda

11 masa administrative ( gjoba) janë vendosur nga Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor ndaj bizneseve që janë kapur me shkelje të ligjit anti-duhan. Mësohet se gjobat janë vendosur në disa lokale në ish zonën e Bllokut dhe në zona të tjera të Tiranës. Nga 11 masat, dy raste janë përsëritje të shkeljes, me një gjobë prej 600 mijë lekësh secili, ndërsa për 9 rastet e tjera, u vendos gjobë 300 mijë lekë.

Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor ka urdhëruar kontrolle të shpeshta, sidomos në zonën e ish Bllokut ku ka më shumë lokale dhe më shumë njerëz. ISHSH ka publikuar edhe disa foto të lokaleve pa përmendur emrat e lokaleve.

Njoftimi zyrtar si më poshtë. / Tiranapost.al. 

Inspektime gjatë fundjavës edhe në orët e vona. 11 masa administrative në Tiranë në ish-Bllok dhe në zona të tjera të Tiranës për shkelësit e ligjit "antiduhan".

Përsëritësit dënohen më shumë. 2 masa 600 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur.

9 masa nga 300 000 lekë për ata që e shkelin ligjin për herë të parë.

#mbroshëndetin.

#inspektoratishtetërorshëndetësor 

No photo description available.

Image may contain: people sitting, table and indoor

Image may contain: one or more people and indoor

Image may contain: people sitting, table, night, outdoor and indoor

Image may contain: people sitting, table and indoor