Showbiz

11 fraza që duhet të kujtosh kur gjithçka në jetën tënde të duket se po shkon për dreq

11 fraza që duhet të kujtosh kur gjithçka në jetën

Ka momente në jetë kur gjithçka duket se na mposht. Dhe gjatë këtyre momenteve, të kesh fraza për të kujtuar mund të jetë çuditërisht e dobishme.

Ne e dimë që jeta gjithmonë mund të rezervojë kohë të vështira dhe në këto raste të gjithë kërkojnë forcën që duket se i ka lënë. Ndonjëherë e gjen edhe aty ku s'e kishe menduar. Një fjalë, një kujtim, një ide, një shkundje.

Këto 10 fraza do të të ndihmojnë në kohë të vështira

1- "Mos harroni se ndonjëherë, të mos marrësh atë që dëshiron është një goditje e shkëlqyer e fatit".

E para midis frazave që duhet të mbani mend është e një personi të njohur për mençurinë dhe largpamësinë e tij, Dalai Lama. Në fakt, të mos arrish dot aty ku dëshiron jo gjithmonë mund të konsiderohet si negative. Nga pas ajo që duket si disfatë mund të fshehë surpriza të papritura. Mund të jetë gjithashtu një mënyrë me të cilën jeta sugjeron qëllime të tjera!

2- "Nuk ka rëndësi se kush jeni, pa marrë parasysh atë që keni bërë, pavarësisht nga vini, gjithmonë mund të përpiqeni të jeni një version më i mirë i vetes".

Edhe kjo, si një frazë për t’u kujtuar, ka vlefshmëri të përjetshme. Këngëtarja Madonna e shprehu gjatë një interviste. Përmbledh në mënyrë të përkryer shpirtin që duhet të ketë një njeri veçanërisht pas një humbjeje ose dështimi.

3. "Mos lejoni që të njëjtat gjëra t'ju shqetësojnë përherë. Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar në këtë mënyrë ".

Joel Osteen është pastori më i famshëm protestant në Shtetet e Bashkuara. Dhe e ka thënë këtë frazë që të ndihmon aq shumë të lëvizësh nga vendi. Edhe mërzitjet mërziten po nuk i lëvize.

4- "Në të vërtetë, unë jam shumë mirënjohës që disa gjëra nuk shkuan ashtu siç doja që të shkonin".

Sado errësirë dhe tmerr t'ju duket, sado të ndiheni të humbur e të lënduar asnjëherë mos harroni se jeta, në planin afatgjatë, tregon gjithmonë se është më e mençur se ne.

5- "Filloni t'i tregoni universit atë që dëshironi në vend që të ankoheni për ato që nuk dëshironi".

Ky mendim është për të gjithë ata që e kalojnë jetën duke u ankuar pa e ditur në realitet se cili është kuptimi i gjërave dhe i jetës.

6- "Përdorni energjinë tuaj për të krijuar, jo për të shkatërruar".

Ndodh, veçanërisht në momentet e dëshpërimit, të biem në tundimin për të shkatërruar gjithçka për të çuar çdo gjë në djall. Mendime që zhdukin edhe ato pak energji që mund të na kenë mbetur.

Kjo është arsyeja pse ndalimi, frymëmarrja dhe kujtimi i këtij mendimi mund të ndihmojnë shumë.

7- "Mos qani për të kaluarën, është e kaluar. Mos u shqetësoni për të ardhmen, nuk ka mbërritur ende. Jetoni të tashmen dhe bëjeni të mrekullueshme".

Kjo është një nga ato perlat që të gjithë duhet t'i rilexojmë në mendjen tonë çdo mëngjes!

8- "Të flasim për problemet tona është varësia jonë më e madhe. Ndrërrojeni zakonin duke folur për gëzimet".

Një frazë tjetër shumë e rëndësishme për t'u kujtuar sidomos në momente zhgënjmi të thellë, ndjesi që duket se ju fton të mbani mend vetëm problemet, duke harruar gëzimet.

9- "Asnjëherë mos hiqni dorë nga asgjë që dëshironi. Është e vështirë të presësh, por është më e vështirë të pendohesh".

Shumë njerëz kërkojnë gjithçka dhe shumë shpejt aftësia për të pritur, luftuar, për të mos hequr dorë i lodh gjithnjë e më shumë. Atëherë kujtoni këtë frazë që ju forcon besimin në të ardhmen.

10- "Nuk ka natë aq të errët sa të mos lejojë që dielli të lindë përsëri".

E mbyllim me një ftesë për ata që vuajnë, për ata që janë në dëshpërim.

Me këtë frazë të mrekullueshme dhe me një përqafimin. Le të jetë natë e errët. Asgjë nuk e pengon diellin të lindë në mëngjes. /Tiranapost.al/