Aktualitet

11 arsye të forta pse s`duhet të bësh më kurrë dush me atë

11 arsye të forta pse s`duhet të bësh më kurrë dush me

Imagjinoje pak skenën. E kaluat natën duke bërë seks. U zgjuat duke u përkëdhelur dhe papritmas i more erë vetes dhe nuk të pëlqeu çfarë nuhate. Ngrihesh, merr peshqirin dhe teksa kthen rastësisht kokën nga shtrati ai po të shikon me ca sy që thonë: Të vij dhe unë me ty? Ti tundohesh dhe dorëzohesh duke bërë kështu një gabim të madh higjienik. Më poshtë ke 11 arsye përse duhet të bësh dush vetëm.

Po natyrisht “seks në dush”. Është mënyra më e shpejtë për të përfunduar në urgjencë nga ndonjë incident. Se mund të rrëshqitni në ujë.

Të bësh dush të çift do të thotë të heqësh dorë nga mundësia e artë për të qëndruar ca minuta me veten, për të reflektuar ndërkohë që pret ca kohë sa të bëjë balsami efektin.

Vendi i dushit është aq i ngushtë (se është programuar për një njeri) sa nuk do jeni fare komodë, përkundrazi do përfundoni duke u zënë: ik andej, hajde këtej.

Do vërtet të të prekë dikush me duar ndërkohë që po lahesh? Në çift vetëm sa do vonoheni dhe s`do laheni siç duhet.

As rrjedhja e ujit nuk është e mjaftueshme për dy persona. Rrezja e kokës së dushit është aq e vogël, fiks sa për një njeri.

E vështirë të mos shtyni njëri-tjetrin teksa laheni me sy mbyllur nga shkuma e shampos. Kujdes nga ndonjë pengesë dhe thyerje këmbe.

Do shkëmbeni edhe sapunin. Plus që ndërkohë do spërkatni njëri-tjetrin dhe as nuk do shpëlaheni siç duhet.

Po nëse të kërkon seks oral? Kujdes se mos mbyteni nëse uji vazhdon rrjedh. Rrezikoni vdekjen.

Po të të ngjeshë pas murit të dushit? O Zot as kjo nuk është diçka higjienike. Ti je duke u larë.

Uji është e kundërta e lubrifikantit dhe fërkimi është i tmerrshëm, i dhimshëm.

Uji i ngrohtë, uji i ftohtë. Po më ftoh, po më djeg. Shmangia vetes gjithë këto vuajtje dhe thuaj jo që pas shikimit që lutet: A të vij dhe unë e lahemi bashkë?

*Artikulli i Cosmopolitan në shqip nga Fabjola Hije