Aktualitet

105 vjetori Pavarësisë së Tiranës/ Veliaj: Kryeqyteti gjithmonë në avantgard

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj sot në 105 vjetorin e pavarësisë së Tiranës ka dhënë disa mesazhe për kryeqytetasit.

“Dua të uroj të gjithë qytetarët e Tiranës festën e Pavarësisë. Tirana ka qenë gjithnjë avantgard, e shpalli pavarësinë përpara zonës përreth, Durrësit e më pas Vlorës. Shpresoj dhe besoj që Tirana të jetë kryeqyteti i shqiptarëve, që do të vijojë me entuziazëm e optimizëm dhe të ketë pavarësi edhe nga injoranca. Dua t’iu uroj festa të mbara të gjithëve. Jemi këtu falë kontributeve të burrave e grave të shquara. Gjatë të gjithë ditës do të përkujtojmë të parët tanë dhe të gjithë ata që kanë dhënë jetën për këtë tokë”, tha Veliaj në nisje të ceremonisë, e cila do të pasohet nga shumë evente të tjera përgjatë ditës, kryebashkiaku i Tiranës.

Po ashtu Veliaj theksoi se në 28 dhe 29 nëntor do të ketë një sërë aktivitetesh në kryeqytet. / Copyright Tiranapost.al