Aktualitet

100 vjetori i parlamentarizimit/ Kush do të hyjë sot në parlament, ka ditën dhe ja ç'mund të bëjë aty

100 vjetori i parlamentarizimit/ Kush do të hyjë sot në

Ditën e sotme nga ora 10:00 deri në orën 20:00 parlamenti do t’i ketë dyert e hapura për qytetarët. Kjo me rastin e 100 vjetorit të parlamentarizimit shqiptar. Brenda sallës së Kuvendit, do të shfaqet një dokumentar me temë: “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar” si dhe do të shpërndahen artikuj të ndryshëm si çanta, bluza e stilolapsa.

Nga Kuvendi është shpërndare njoftimi për Ditën e Dyerve të Hapura.

Njoftimi i plotë si më poshtë:

Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, nesër, më datë 22 janar, nga ora 10:00-20:00, në sallën e seancave plenare të Kuvendit, do të jetë “Dita e Dyerve të Hapura”.

Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stiloapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari./ Tiranapost.al.