Showbiz

10 vjet pa hedhur parfum, derisa Michelle Pfeiffer krijoi vetë një linjë me 5 aroma

10 vjet pa hedhur parfum, derisa Michelle Pfeiffer krijoi vetë një

Aktorja Michelle Pfeiffer nuk ka hedhur asnjë grimcë parfumi për 10 vjet me radhë dhe madje ka ndaluar edhe bashkëshortin dhe fëmijët të spërkaten me parfum. Pas këtij vendimi fshihet qëllimi i saj për të krijuar parfumin e saj.

Lexoi disa lajme në vitin 2004 në të cilat analizoheshin përbërësit kimikë të dëmshëm të parfumëve të ndryshëm, ndaj edhe vendosi të krijonte diçka të bërë me merak.

“Ju drejtova disa kompanive kozmetike, por asnjëra nuk ishte e gatshme për të qenë transparente në listën e përbërësve të parfumit. Unë doja të krijoja mbi elementë jotoksikë dhe s`ramë dakord. Nuk doja të prodhoja diçka me emrin tim të cilin nuk do ta përdorja as vetë”, tregoi Michelle.

Ndaj vendosi ta krijonte vetë linjën Henry Rose të përbërë nga pesë aroma unisex.

Edhe pse nuk i vuri linjës emrin e saj, ishte prezente në çdo hap. Zgjodhi emrat e dy fëmijëve të saj, djalit Henry dhe vajzës Rose meqë këtë projekt e bëri me zemër.

*Ky post u përshtat nga Elle dhe është realizuar nga Fabjola Hije.