• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    10 Tetor/ Përmbledhje e lajmeve shkurt


    Pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Kuvendi, ku i cilësonte gjyqtarët dhe prokurorës is grupi KÇK-kap çfarë të kapësh, ka reaguar sot Unioni i Gjyqtarëve Shqiptarë. Ata shprehen:

    Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit. 

    Ndër të tjera, gjyqtarët  shprehen se qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën.  Deklarata e plotë në këtë link: Gjyqtaret.

    Protestë pranë Drejtorisë së Policisë: Banorët e Unazës së Re kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar

    Banorët pranë Unazës së Re kanë dalë në protestë edhe sot, por ata janë grumbulluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shkak për këtë janë bërë shoqërimet në polici të disa protestueve të cilët kanë bllokuar rrugën. Nuk dihet çfarë do ndodhë me to, nëse i referohemi hyrjes në fuqi të ligjit për ata që bllokojnë rrugën, me dënimin që shkon nga gjobë deri në dy vjet burg. Një nga protestuesit tha:

    ‘Ne do vazhdojmë të protestojmë fuqishëm, deri sa të anulohet projekti i Unazës së re. Kemi një vit që protestojmë kundër një projekti korruptiv, policia na ka shoqëruar mbrëmë dhe sot në mëngjes. Kërkojmë lirimin e protestuesve’.

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]