Showbiz

10 të famshmet që pranuan hapur ndërhyrjet kirurgjikale

Ndërhyrje kirurgjikale kanë bërë shumë njerëz të famshëm ose jo, por jo të gjithë kanë forcën për t`i pranuar hapur. Nisur nga deklaratat e fundit të Chrissy Teigen ku pranoi ndryshimet që kishte bërë, më poshtë janë edhe vajzat e tjera që guxuan të thonë të vërtetën.

a

Chrissy Teigen

“Gjithçka rreth meje është falso, përveç mollëzave”, tha ajo duke mos pasur frikë ta pranojë të vërtetën. Edhe ajo ka kaluar në rrugën e kirurgjisë plastike të Hollywood-it

ariel

Ariel Winter

17-vjeçarja e “Modern Family” iu nënshtrua ndërhyrjes për zvogëlimin e gjinjve, një vendim që e mori për shkak të dhimbjes së shpinës. Ajo tregoi se në kohën e rrjetece sociale, në të cilën jetojmë, komentet fyese dhe ofendimet janë ato që të mërzisin. “Kur kaloja në tapetin e kuq i thashë vetes se duhet të dalësh me vetëbesim, sepse je një aktore e njohur dhe kështu dola, ama brenda meje nuk ishte kështu, nuk isha e lumtur”, ka thënë Winter.

iggi

Iggy Azalea

Iggy ka folur hapur për ndërhyrjen që ka bërë në hundë kur ishte 17 vjeçe. Ajo e quajti kirurgjinë plastike, një udhëtim emocional. “Nuk është e lehtë të mësosh të jetosh me difektet, por është e lehtë të ndryshosh”, tha Azalea.

illian

Jillian Michaels

Ajo e pranoi se në moshën 16-vjeçare kishte bërë ndërhyrje në hundë dhe kjo gjë i kishte ndryshuar jetën.

lisa

Lisa Kudrow

Aktorja e “Friends” pranoi se në pushimet e gjimnazit ndërhyri në hundë dhe e konsideroi këtë si një ndryshim shumë, shumë të mirë.

jane

Jane Seymour

62-vjeçarja pranoi se ka zmadhuar gjoksin pas lindjes së fëmijëve.

ashlee

Ashlee Simpson

Për US Weekly tha: “Përderisa njerëzit kanë dy sy, mund ta kuptojnë përgjigjen”, që do të thotë se e pranoi.

betty

Betty White

Aktorja 93 vjeçare duket e mrekullueshme, por e ka pranuar një ndërhyrje të vogël. Ajo ka ndërhyrë te qepallat e saj dhe sot është e lumtur që e ka bërë.

patricia

Patricia Heaton

Ajo ndërhyri te gjoksi dhe barku. Pas lindjes dhe ushqyerjes së fëmijëve, gjinjtë ishin varur, kurse barku ishte si harta e botës, kishte thënë njëherë Heaton.

kelly

Kelly Rowland

Ajo tregoi në vitin 2013 se kishte zmadhuar gjinjtë pas 10 viteve që mendohej. Dëshironte ta bënte këtë kur ishte 18 vjeçe, por nëna e saj dhe ajo e Beyonce-s i kishin thënë të mendohej mirë. Pasi u mendua për 10 vjet e vendosi të ndërhynte.