Showbiz

10 sekrete për një shtëpi pa rrëmujë

10 sekrete për një shtëpi pa rrëmujë

Në shtëpinë tënde duket përherë sikur ka plasur lufta? Ka ca truke që të ndihmojn ë të vësh rregull shpejt e shpejt

unnamed-22

Gjej “qendrën” e rrëmujës: për shembull rregullimi i shtratit çdo mëngjes dhe larja e enëve e bëjnë dhomën të duket shumë më e rregullt

Organizo shtëpinë në funksion të aktiviteteve të tua në mënyrë që të kesh pranë çdo gjë që të duhet

Kujdesu që të krijosh një vend të posaçëm për faturat, dokumentet, letrat. Kështu, nuk do të kesh nga një copë letër ngado që të hedhësh sytë.

Woman washing up --- Image by © Royalty-Free/Corbis

Në dhomën e fëmijëve mbaj “kutitë e rrëmujës”, fut lodrat e përhapura nëpër shtëpi dhe njëkohësisht duke i lënë të arritshme për fëmijët.

unnamed-24

Hidh ato sende, rroba apo objekte që kanë dalë jashtë përdorimit. Jo vetëm që do të lirosh më shumë hapësirë në shtëpi, por mund t’I dhurosh edhe për bamirësi.

unnamed-25

Nëse shtëpia ka më shumë se dy dhoma atëherë organizohu në mënyrë të tillë që të pastrosh një dhomë në ditë.

Mos luaj me “kala”, me pak fjalë mos vendos shumë gjëra njëra mbi tjetrën të tipit, libra, gazeta, albume. Sapo të tërheqësh njërën, do të të bien të tjerat.

unnamed-26

Në banjë përpiqu që të organizosh gjithçka nëpër sirtarë apo mbajtëse.

Sistemo telat e televizorit, kompjuterit, abazhurëve e të gjitha elektroshtëpiakeve të tjera. Kështu nuk do t’i kesh më nëpër këmbë sa herë që vendos fshesën me korrent.

unnamed-27

Vendos kosha për rrobat e palara në disa zona të shtëpisë. Kështu do të reduktosh 30 për qind të rrëmujës në shtëpi.