Aktualitet

10 ngjarjet e ditës sipas TIP

Lexo shkurtimisht 10 lajmet më të rëndësishme të ditës së sotme:

Bie rrjeti më i madh social në botë, Facebook. Për gati 7 minuta rrjeti social Facebook pësoi rënie në të gjithë botën duke bllokuar miliarda profile. Rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën ka pësuar një problem teknik. “Facebook” ra prej disa minutash dhe të gjithë përdoruesit u prekën nga kjo situatë. Shumë përdorues janë ankuar se nuk mund të hapnin profilin e tyre në facebook dhe nuk mund të ndërmerrnin asnjë veprim. Shumë prej tyre kanë bërë postime në Tëitter duke shprehur shqetësimin pasi nuk arrinin të logoheshin në Facebook.

Lugina e Preshevës, debati më i nxehtë në rajon dhe më gjerë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hodhi idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën përmes një referendumi popullor. Kjo deklaratë e tij ka ndezur debatin brenda dhe jasht shtetit të Kosovës. Menjëherë ka reaguar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Fedrica Mogherini e cila kërkoi nga Serbia dhe Kosova që të mos krijojnë tension në Rajon. “BE-ja pret ashtu siç janë dakorduar të dy presidentët gjatë takimit të fundit të nivelit të lartë të dialogut më 18 korrik në Bruksel, të mos ketë tensione në terren”, është shprehur Mogherini. Ndërsa profesori i gazetarisë, analisti Lutfi Dervishi e thotë qëndrimin e tij që në titull “Kur kërkon “luginën” gjen humnerën”, duke e parë këtë nismë të rrezikshme për Kosovën, për shkak se marrja e Luginës së Preshevës nuk mund të lëshohet falas nga Serbia, pa marrë diçka në këmbim.

Meta tregon arsyet pse kthehu mbrapsht ligjin për Teatrin dhe Lojërat e fatit. “Presidenti nuk mund të qëndrojë indiferent apo të qëndrojë në heshtje për çeshtje që krijojnë probleme në raport me parimet kushtetuese, objektivat që kemi sa i takon shtetit, shoqërisë, detyrimeve ndërkombëtare etj, apo që mund të krijojnë precedente shqetësuese në të ardhmen, që mund të cënojnë autonominë e pushtetit vendor”, kështu u shpreh Meta ndërsa në lidhje me teatrin tha se duhet të ruhen vlerat e trashëgimisë kulturore, historike e muzeale. Ai iu referua argumentave të një historiani shqiptar në lidhje me qendrën e Tiranës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ruajtjen e godinave. Por rezultoi se historiani në fjalë është zëdhënësi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Duhen ndryshime kushtetuese për të garantuar votën e emigrantëve”. Këtë e ka bërë të ditur ministri për diasporën Pandeli Majko, i cili gjithashtu tha se do të duhet të ndryshojë edhe formula e zgjedhjes së deputetëve. Ministri për Diasporën Pandeli Majko shprehet se në qarqet e maxhorancës është diskutuar nevoja për ndërhyrjen në Kushtetutën shqiptare. “Ajo qe unë kam frikë është në duhet të prekim Kushtetutën. Pasi një nga sistemet apo modeli i përshta tshëm për pjesëmarrjen e diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve. Për fat të keq jemi treguar shumë detajistë për sa i përket Kodit Zgjedhor në ndryshimet kushtetuese të 2009 për shkak të mosbesimit që kishin palët.”- u shpreh Ministri.

Papës ndryshon qëndrim për dënimet me vdekje. Papa Françesku në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare këto dy ditë, për shkak të një ndryshimi në qëndrim rreth dënimit me vdekje. Papa tha thënë se vendimet dhe politikat e mëparshme janë të vjetruara dhe se tashmë Kisha duhet të punojë për një frymë të re, për të larguar njëherë e mirë dënimin me vdekje, ashtu si gjithë vendet e botës. Përfaqësues të Vatikanit dhe Papa Françesku miratuan dje mbrëmë ndryshimin në fletoren zyrtare të Kishës, duke kërkuar ‘heqjen’ e dënimit me vdekje.

Bjeshkët e Namuna të parat që duhen vizituar në shtator. Evening Standard publikon një artikull dedikuar pushimeve në muajin shtator dhe gjejeni kush është e para në listë: Shqipëria me Bjeshkët e Namuna ndërkohë që poshtë renditen vendet si Gjermania, Maroku, Italia, Argjentina me Buenos Aires, Kroacia me Vis, Anglia me Lake District, French Polinezia, Santorini Greqi dhe Kina me Beijing. Bjeshkët e Namuna, një destinacion shumë i njohur për turistët, dhe jo pa arsye. Pamjet atje janë fantastike, ashtu si kushtet e motit dhe freskia. Nëse shkon atje në muajin shtator do kesh mundësi të ndjesh ngrohtësinë e diellit ndërthurur me freskinë. Do duhet të bëni një udhëtim prej pesë orësh mes Valbonës dhe Thethit, para se të eksploroni Rivierën Shqiptare.

Shkurtohet me 3 orë udhëtimi nga Tirana në Sarandë. Është hapur tenderi për të ndërtuar rrugën Kardhiq-Delvinë, i konsideruar si një segment i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton kështu hapjen e tenderit për tre lote me një fond limit prej 6.6 miliard lekësh. ARRSH ka ftuar të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për ndërtimin e këtij aksi rrugor. 3 orë kohë udhëtim shkurtohen për të shkuar nga Tirana në Sarandë, tashmë me ndërtimin e rrugës së re Kardhiq- Delvinë, e gjatë 34 kilometër, do ketë edhe ndikim pozitiv për zhvillimin e turizmit në jug të vendit.

Bashkëqeverisja me popullin zgjidh 13 mijë halle në vetëm 10 muaj. Ka rezultuar një platformë e suksesshme “ShqipëriaQeDuam.al”, nismë kjo e ndërmarrë nga qeveria dhe që brenda 10 muajve i është përgjigjur dhe ka gjetur zgjidhje për 13 mijë probleme të njerëzve të zakonshëm. Lajmi në fjalë është bërë publik nga vetë kryeministri i cili ka postuar raportin në faqen e tij zyrtare në facebook. “Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm, në 10 muaj ka marrë jetë si një praktikë efikase ndërveprimi mes qytetarëve dhe qeverisë, duke dëshmuar vlerën dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm për Shqipërinë që Duam”, shkruan kryeministri.

Ilda Bejleri shpall statusin ‘complicated’. Cili është statusi i Ilda Bejlerit? Përgjigjen ajo e dha për “Pushime on Top”. “Jam shumë mirë me veten kaq mjafton. Kur një njeri ndihet mirë me veten dhe e di çfarë kërkon është e vështirë ta gjejë atë që do. Në momentin që do zgjedh dikë do jem e kujdesshme”, tha Ilda duke pohuar kështu se ende nuk është në një lidhje.

Albi dhe Alba, ndoshta s’e kanë kuptuar që janë të dashuruar. Ishte një kohë kur Albi Nako nuk ishte fare pjesë e shoëbizit. Ai bënte punën e tij në prapaskenë si koreograf, dilte edhe në skenë, por nuk ishte pjesë e lajmeve rozë siç është sot. Madje, madje më shumë flitet e shkruhet për të sot, se sa në kohën kur ishte i martuar me Klaudian. Dihet që një divorc shkakton zhurmë. Plus pastaj edhe përballja e tyre tek “Rudina” kur Klaudia e quajti vëlla të madh dhe ai u shkreh në lot e solli më në vëmendje. Dhe kujt nuk i shijon fama? Tani që Klaudia është kapitull i mbyllur doli në skenë Alba, të cilën deri dje nuk e njihnim. Tashmë u bë prima balerinë dhe vajza e motit në Tv Klan, por edhe shoqëruesja e Albit ngado që shkon. Jo vetëm në eventet në Shqipëri, por edhe nëpër Itali a ku të jetë rasti.