Lajme nga Bota

10 mijë njerëz jetojnë në rrugët e San Francisco-s, Trump: Po na shkatërrohet prestigji, por do e bëjmë diçka

10 mijë njerëz jetojnë në rrugët e San Francisco-s,

Njerëzit e pastrehë që flenë në rrugët e qyteteve të pasura amerikane po shkatërrojnë prestigjin e atyre zonave. Këtë tha presidenti amerikan Donald Trump , duke shtuar se ata po jetojnë në rrugët më të mira të zonave më të mira. Përmendi konkretisht San Franciscon ku tha se nëse aty nuk zgjidhet kriza e të pastrehëve, vendi ka rrezik të kthehet në një kamp të madh me çadra. Për këtë problem dhe numrin në rritje të të pastrehëve, Trump fajëson edhe emigrantët. Në një konferencë mbrëmë në Kaliforni ai tha:

Photo of homeless man sleeping rough next to garbage cans in San Francisco

Kanë ardhur nga vende të tjera dhe janë transferuar në Los Angeles dhe San Francisco për shkak të prestigjit, por tani nëpër rrugë ato që bien në sy janë tendat e vogla të ngritura prej tyre. Qindra tenda dhe njerëz që jetojnë në cepa të ndërtesave me zyra. Banorët janë mërzitur nga ky fluks i madh. Por ne do shohin se çfarë të bëjmë. Duhet të bëjmë diçka për këtë problem”.

Sipas mediave amerikane, Trump ka dërguar një zyrtar të lartë amerikanë që të merret me krizën atje, pavarësisht se mungesa e strehimit nuk është përgjegjësi direkte e federatës dhe qeverisë amerikane, por fillimisht e guvernatorëve. Më shumë se 10 mijë njerëz jetojnë në rrugët e San Franciskos. Guvernatori i Kalifornisë, Gavon Newsom i kërkoi Trumpit të aprovojë kuponët për banesat dhe të rrisë vlerën e tyre për të ndihmuar njerëzit që të përballojnë një shtëpi me qera./. Tiranapost.al. E.B

Photo of Donald Trump next to photo of row of tents used as accommodation by homeless people in San Francisco