Aktualitet Te gjitha

10 lajmet e ditës në TIP


Nesër opozita do të protestojë sërish para kryeministrisë, ndërsa policia ka marrë një serë masash. Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE i kanë bërë thirrje dy liderëve të opozitës që të shmangin retorikat e dhunës. Mesazhi i ambasadës së SHBA ishte edhe më i fortë. Përmes një deklarate, SHBA nënvizon se qeveria dhe parlamenti jane legjitime dhe njihen ndërkombëtarisht. Ambasada u bën thirrje ish-deputetëve që braktisen mandatet dhe qytetarët, që të mos pengojnë punën e deputetëve të rinj që po futen në parlament. Ndërsa thirrje e BE ishte për nevojën urgjente për dialog.

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berati se qeveria nuk bie me akte dhune, por ajo që rrezikon të dëmtohet është imazhi i vendit, ekonomia dhe xhepi i qytetarëve.“Kjo punë nuk ka asnjë mundësi të mbarojë me prekjen e një fije floku të shumicës qeverisëse. Kush fiton këtu? Ata që i kanë hyrë atij deti as në këmbë, por zvarrë? Ata, jo. Janë të humbur dhe vetëm humbasin”, tha kryeministri Rama. Rama tha se qeveria ka për detyrë të vazhdojë të drejtojë vendin, duke respektuar mandatin e marrë nga shumica e qytetarëve në zgjedhje.

Qeveria gjermane prej javësh ka përcjellë kritika për opozitën, për djegien e mandateve. Por raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt mendon se qeveria gjithashtu ka përgjegjësi për krizën.“Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.

epa06355054 German Minister of Agriculture, Christian Schmidt, at the beginning of a meeting with representatives of communities affected by pollution related to the emissions of diesel vehicles, in Berlin, Germany, 28 November 2017. The Government continues with its meetings with mayors of German cities suffering under high air pollution caused by nitrogen oxide (NOx) emissions of Diesel engines to discuss measures of air quality improvement. Measures to improve air quality are a software update on vehicles and bonuses on new cars purchases. The most polluted cities will be supported with a Government fund to promote public transport and greener transport alternatives. EPA-EFE/FELIPE TRUEBA

Sipas një sondazhi në rang kombëtar, Edi Rama rezulton politikani më i besuar në vend me 57.8%, pas tij vjen Berisha me 20.8%, i ndjekur nga Basha me 9.8%, Meta me 8.9% dhe Kryemadhi me 2.7%. Por sondazhi vëren se niveli i mosbesimit të shqiptarëve tek klasa politike është i thellë. Sipas sondazhit të sjellë nga Report Tv, në bashkëpunim me institutin italian “GPF Inspiring Research”, 47 % e qytetarëve të pyetur nuk kanë besim te asnjë politikan shqiptar.

Në Zelandën e Re ka ndodhur një prej masakrave më të mëdha në historinë e këtij vendi. Një 28-vjeçar nga Australia ka sulmuar me armë dy xhami në Christchurch duke vrarë 49 besimtarë gjatë kohës që ata po luteshin. Numri i viktimave pritet të rritet, pasi shumë nga të plagosurit kanë marrë plagë të rënda. Autori i masakrës e ka transmetuar gjithë vrasjet live në profilin e tij në facebook.

Brenda muajit Mars, avioni i Air Albania, kompanisë ajrore shqiptare, do të ngrihet në qiell. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi në studion e ERTV se avioni do të fluturojë me kodin shqiptar ZA, kod që do ta identifikojë atë në qiellin europian si flamur shqiptar.“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Dita e sotme shënon 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë. Ndonëse u klasifikua si një incident teknologjik, ende sot pas 11 vitesh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.Gërdeci është kujtimi i një tragjedie që ndihet në çdo rrugicë dhe godinë te fshatit. Një krim i pandeshkuar që bërtet për drejtësi. Fëmijë që iu këput jeta në moshën më të bukur, dhe të tjerë që nuk njohën dot as nënën e tyre. Drama vazhdon, ndërsa pushtetarët e kohës kur ndodhi tragjedia, vijojnë të jenë akoma në polikë.

Dy persona kanë humbur jetën në aksident ditën e sotme. Aksidenti i parë ndodhi në Shkodër, ku një 26-vjeçar humbi jetën në pas përplasjes së dy automjeve. Ndërsa pasdite, një adoleshente ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Borsh. Mësohet se viktima është 17-vjeçarja me iniciale A.D. Ajo ishte pasagjere në një makinë Audi që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale R.Dh.

Ka dështuar sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe 5 të pandehurit e tjerë, pjesë e grupit të tij. Shkak është bërë sërish mungesa e avokates mbrojtëse që është vendosur nga shteti. Gjykata ka vendosur të gjobisë avokaten Eralda Brahimasi me 100 mijë lekë dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë. Kujtojmë që gjykata e Shkallës së Parë e dënoi bandën me 54 vite burg në total, ndërsa 14 vite u dënua u dënua Emiljano Shullazi.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë një seancë paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Tashmë është zbuluar data 21 mars ku do të mbahet kjo seancë. Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi me datë 28 shkurt që të mbyllë hetimet dhe dosjen e Saimir Tahirit ta dërgojë në Gjykatë. Kujtojmë se akuzat ndaj Tahirit janë “Trafik lëndësh narkotike” , pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsion pasiv të funskionarëve të lartë shtetërore”.

Shqipëria ka moshën mesatare të popullsisë më të re në Europë me 35.4 vjeç, por ndryshimet e forta demografike me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë po krijojnë një proces me të shpejtë plakjes se vendet e Europës, ku mosha mesatare e popullsisë është nga 40-47 vjeç sipas rajoneve..Qarqet më të plakuara të vendit janë Gjirokastra, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç.Qarqet me moshëm mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç./Tiranapost/A.C