• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 21 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    10 gjërat që do t’ia kërkoj burrit tim të ardhshëm (edhe pse më vjen turp ta pranoj)


    Kur mendoj ditën kur takoj burrin tim, filloj të shqetësohem. Jo sepse kam frikë se nuk do të ndodhë kurrë, por sepse u bë një kohë e gjatë që jam single. Dhe për sa kohë që kam qenë vetëm gjatë gjithë kësaj periudhe, kjo më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra për ato që janë vlerat dhe dëshirat e mia, gjithashtu më ka dhënë mundësinë të reflektoj për atë që kam nevojë absolutisht nga një partner.

    Disa nga këto janë pak joreale, të tjerët janë të domosdoshme. Më poshtë do të gjeni gjërat që do të më duhen nga burri im i ardhshëm.

    Atëherë, kam nevojë që…

    1.Të më thuash dhe shkruash shpesh fjalë dashurie

    Jam çmendurisht e dashuruar me fjalët. Sidomos ato të dashurisë. Qoftë edhe vetëm një “Të dua” e thjeshtë e shkruar në copë letër dhe e ngjitur tek frigoriferi. Një herë në javë, por bëje. Do të jem e kënaqur edhe me një mesazh në celularin tim (ose njëzet).

    2.T’i kërkosh dorën babait tim para se të martohemi

    Dhe je që je, edhe nënës time. E di që është jashtë mode dhe pak antifeministe, por e di çfarë? Nuk më intereson. Jam e bindur që ai do të të thotë “po”, dhe madje do të të gatuajë një biftek dhe do të të hapë një birrë.

    3.Të më lësh hapësirë

    Jam rritur si çdo vajzë tjetër e vetme dhe këta lloj fëmijësh bëhen ose të fortë dhe të pavarur ose të llastuar. Për fat të mirë unë bëj pjesë në të parën por nëse ekziston një gjë që nuk e kam humbur kurrë, është koha që kaloj me veten, e cila për mua është shumë e rëndësishme. Nuk ka asnjë lidhje me ty – unë tashmë të dua pa të takuar kurrë – është vetëm se për të kthjelluar gjërat në kokën time kam nevojë për hapësirë. Por të premtoj që gjithmonë do të kthehem në shtëpi tek ti.

    4.Të bëjmë shumë dashuri

    Dhe gjithashtu dua të kem shumë fëmijë. E di që seksi ndryshon me kalimin e viteve dhe kur vijnë fëmijët por unë gjithmonë dua të kemi një lidhje të fortë fizike mes nesh. Dhe dua që ti të më shohësh gjithmonë si gruan më seksi që ke takuar ndonjëherë.

    5.Të më thuash që nuk dukem e shëndoshë

    Një ditë mund të bëhem, edhe pse tani jam e dobët. Por dua që kur kjo të ndodhë, ti të më thuash gjithmonë që unë vazhdoj të jem e bukur, elegante, e parezistueshme dhe të mos e zësh në gojë kurrë faktin që jam shëndoshur, pak apo shumë, kjo s’ka rëndësi.

    6.Të mos vihesh në siklet nëse unë ia plas të qarit në kinema

    Unë jam një person jashtëzakonisht i pavarur, e plotësuar dhe e fortë, por nëse ka një gjë që më prek, janë filmat dramatikë. Gjithmonë. Ndonjëherë edhe komeditë. Ti thjesht mbaj një furnizim të mjaftueshëm me shami kur shkojmë në kinema, në rregull?

    7.Të shprehësh mendimet e tua

    Unë dua të dashurohem me mendjen tënde, zemrën tënde, parimet e tua, gjërat që të shqetësojnë, ato që të bëjnë unik, ato që të kënaqin. Unë dua të jem në gjendje të shijoj gjithçka. Prandaj më thuaj gjithçka. Ndaj jetën tënde me mua.

    8.Të dalim gjithmonë darkave

    Edhe nëse është vetëm për një shëtitje me një triko krahëve apo për të parë një film. Unë shoh shpesh çifte që e kanë lënë mënjanë këtë lloj jete dhe mblidhen vetëm në shtëpi, por unë nuk dua që kjo të ndodhë me ne.

    9.Të jesh një mama që të më pëqejë

    Nuk është se duhet të jemi mikesha të mira, ose të takohemi për të pirë një gotë verë. Por të paktën do doja që t’i pëqeja. T’i pëqeja më shumë se ish-e dashura jote në universitet.

    10.Të më bësh të ndihem e dashuruar

    Dhe e adhuruar. Më duhet të ndiej dashurinë deri brenda kockave të mia dhe ta shoh atë në sytë e tu. Pse? Sepse unë do të të dua më shumë nga sa mund ta imagjinosh dhe kam nevojë që ti të më bësh të ndjehem njësoj e dashuruar/ Burimi Huffingtonpost/ Tiranapost.al

    *Nuk lejohet publikimi në portale të tjerë. Përkthimi në shqip është punë me mund e gazetarëve tanë. Editori