Showbiz

10 fotot që çdo njeri ankthioz duhet të shikojë

10 fotot që çdo njeri ankthioz duhet të shikojë

Ankthi ndikon automatikisht në trurin e njeriut dhe prek më shumë se 40 milionë të rritur amerikanë (se në Shqipëri mungojnë statistikat). Njerëzit që vuajnë nga ankthi mendojnë se janë të dështuar, të pavlerë dhe se janë gjithmonë duke gabuar.

Kate Allan autore e një libri ka realizuar disa ilustrime plot ngjyra shoqëruar me një nga shprehje motivuese që ia vlen të lexohen.

Mendja ankthioze është thjesht duke u përpjekur të të mbrojë, pavarësisht se të duket sikur po shkon në drejtimin e gabuar.

S`ka gjë nëse e prishe punën këtë herë. E nesërmja po të pret pa gabime.

Ndonjëherë duket sikur ndjesia e tmerrshme e ankthit s`do marrë fund kurrë. Mos harro të presësh se asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

Ti nuk je kurrë një barrë, bota është me fat që të ka.

Ia vlen përpjekja.

S`ke pse fiksohesh për të zgjidhur çdo problem të së ardhmes, merru me të sotmen.

Nuk ke përse të sforcohesh gjithmonë. Disa ditë janë thjesht për të menduar.

Ndalo së qortuari veten se nuk të ndihmon e as nuk e meriton.

Mjaft e urreve veten. Je shumë i lezetshëm vetëm se ende s`e ke kuptuar.

Ka shumë njerëz që mendojnë për ty dhe u intereson. Vetëm se sot ndihesh vetëm, s`do të thotë që kështu do jetë gjithmonë.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.