LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

10 familjet më të pasura në Europë. Mbretëria e Anglisë është më e njohura, por jo më e pasura


Pasuria 500 milionë dollarëshe e Mbretëreshës Elizabeth nuk është asgjë krahasuar me atë të disa familjeve të tjera mbrerërore të Europës. Familja mbretërore e Anglisë mund të jetë më e njohura, por jo më e pasura. Më poshtë janë të listuar nga më pak i pasuri tek ata që mbajnë vendin e parë.


Mbreti Philippe i Belgjikës

Vlera neto: 13 milionë dollarë

Disa nga pronat mbretërore të familjes mbretërore të Belgjikës janë në pronësi të shtetit dhe ndaj nuk mund t`i sheshin.

Mbreti Felipe VI i Spanjës

Vlera neto: 20 milionë dollarë

Familja ka 8 pallate mbretërore, 5 rezidenca dhe manastire. Jetesa e tyre i kushton Spanjës 8.9 milionë dollarë.

 

Mbreti Harald V, Norvegji

Vlera neto: 30 milionë dollarë

Ai nuk paguan taksa dhe jetesa e familjes mbretërore i kushton shtetit 72 milionë dollarë në vit.

Mbretëresha Margrethe II, Danimarkë

Vlera neto: 40 milionë dollarë

Shteti i jep 12.8 milionë dollarë në vit për të gjitha shpenzimet.

Mbreti Carl XVI Gustaf, Suedi

Vlera neto: 70 milionë dollarë

15 milionë dollarë i merr çdo vit nga shteti për shpenzimet.

Mbretëresha Beatrix, Holandë

Vlera neto: Nga 200-300 milionë dollarë

Mbretëresha abdikoi nga froni në vitin 2013, gjithsesi pasuria e saj është e madhe. Mbreti aktual Willem-Alexander merr nga shteti 47 milionë dollarë për shpenzimet. Ai ka dhe biznese personale, sepse ka bërë shumë investime.

Mbretëresha Elizabeth II, Angli

Vlera neto: Nga 500-600 milionë dollarë

Pasuria e tyre është rritur nga pronat, arti dhe investimet.

Princi Albert II, Monaco

Vlera neto: 1 miliard

Ai ka pasuri të trashëguar. Vetëm nga e ëma Grace Kelly ka shtëpinë në Filadelfia bashkë me koleksionet e saj antike. Shteti shpenzon mbi 50 milionë dollarë në vit për ta.

Duka i Madh Henri i Luksenburgut

Vlera neto: 4 miliardë dollarë

Princ Hans Adam II, Litenshtajn

Vlera neto: 5 miliardë dollarë

Ai ka në pronësi një bankë dhe biznes Real Estate./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Business Insider

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]