Showbiz

10 aktorët më të bukur të të gjitha kohërave

10 aktorët më të bukur të të gjitha kohërave

Ky klasifikim mund të lexohet sot ose pas 20 vjetësh. Mund t’i pëlqejë një 18-vjeçareje dhe një 80-vjeçareje. Sepse ata janë vërtet aktorët më të bukur, bazuar në kërkimet Google

richard-gere

  1. Richard Gere.Zyrtarisht xhentëlmeni më seksi i historisë të kinemasë. Aktor, aktivist, i angazhuar në qindra beteja sociale, aktualisht i lidhur me Alejandra Silva,34 vjeç më e re.

French actor Alain Delon, circa 1969. (Photo by Silver Screen Collection/Getty Images)

  1. Alain Delon.Në kohën kur ai pushtoi ekranin ka qenë një pengesë e pakapërcueshme për cilindo aktor tjetër të gjeneratës së tij. Një histori për t’u rrëfyer, mes tronditjesh dhe ekstazash (dhe me rrezikun për vetëvrasje, tani që jeton në Zvicër).

brad-pit

  1. Brad Pitt.Sërish single, pas martesës së zhurmshme me Angelina Jolie, Brad Pitt është një burrë që vështirë t’i rezistohet, pavarësisht 52 viteve të tij.

Copyright 2005    GEORGE PIMINTEL

  1. George Clooney. Sharmi i flokëve gri ka goditur gjithë botën femërore. Dhe ai e shijoi pa fund, pa dhënë shenja martese, derisa avokatja libaneze Amal Alamuddin e kryqëzoi me një martesë epike në Venecia.

American actor Gregory Peck (1916 - 2003) in the 1950's. (Photo by Archive Photos/Getty Images)

  1. Gregory Peck.Simbol i kinemasë amerikane, një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, Peck është akoma dhe sot ikonë e padiskutueshme e sharmit diskret. U shua në vitin 2003, 87vjeç, pas dy martesash, nga të cilat pati pesë fëmijë.

Scottish actor Sean Connery, circa 1962. (Photo by Silver Screen Collection/Archive Photos/Getty Images)

Sean Connery. Kush më mirë se agjenti 007 mund të mishërojë mitin e joshësit të pandreqshëm, i aftë të jetojë aventura galantë në çdo cep të botës? Edhe sot është 007 më i dashur i kohërave.

 

arcelo

  1. Marcello Mastroianni.Është aktori italian më i dashur dhe i adhuruar sidomos nga bota femërore. Emblemë i “Dolce vita”, me stilin e tij në dukje të vështirë, çoi në krizë konceptin e latin lover-it dhe krijoi një mashkull që trondit.

leo-dicaprio

  1. Leonardo Di Caprio. Kur më në fund fitoi Oscar-in e tij të parë (në 2016-ën), lumturoi si adhurueset e tij të orëve të para (Titanic) ashtu edhe ato që çmenden për veset e tij. (The Wolf of Wall Street). Rezultati: të gjitha e duan!

james-dean

  1. James Dean.Mjaftuan vetëm pak vite që Dean të kthehet në adhurim. Vështrim rebel, look i shkujdesur, mishërim i mashkullit seksi. Fundi i tij tragjik në një aksident rrugor e ktheu përgjithmonë në legjendë.

1921:  Italian heartthrob Rudolph Valentino (1895 - 1926) wearing a gaucho costume complete with spurs for his famous tango scene as Julio in Rex Ingram's 'Four Horsemen of the Apocalypse'.  (Photo via John Kobal Foundation/Getty Images)

  1. Rodolfo Valentino.Divi i përjetshëm, sinonim i bukurisë dhe joshjes. Vdiq sapo mbushi 31 vjeç, në vitin 1926. Vjedhës i thekur femrash, në realitet ishte edhe një burrë me kulturë për t’u admiruar.