All - Scripts - 1
All - Scripts - 2

Aktualitet

1 në 5 nxënës shqiptarë 'viktima' të bullizmit, ekspertët: Të merren menjëherë masat

1 në 5 nxënës shqiptarë 'viktima' të

1 në 5 fëmijë në arsimin parauniversitar në vendin tonë është pre e bullzimit. Linda Pino, koordinatore kombëtare e koalicionit për arsimin flet me shqetësim për këtë fenomen në një intervistë për News 24, ku mes të tjerash thotë se duhet të merren të gjitha masat për të  luftuar fenomenin e dhunës dhe bullzimit në shkolla.

All - Paragraf - 1

Linda Pino thotë: 

"Pra nëse ne kemi sot në Shqipëri 480.000 fëmijë, të cilët janë pjesë e arsimit parauniversitar një në pesë fëmijë janë pre e dhunës ndaj bullizimit nëpër shkolla. Bullizimi është formë dhune dhe shfaqet në disa forma. Mund të shfaqet si vënia e nofkave që nxënësit i vënë njëri-tjetrit dhe harrojnë që një nofkë që i vënë shokut është një formë bullzimi. Bullizmi vjen edhe në formë verbale dhe në formë fizike, është fenomeni më i përhapur në shkollat shqiptare.

Bullzimi vjen edhe si pasojë e ndryshimeve në mjedis, si mbërritja në kryeqytet, apo nga njëri qytet në tjetrin, nga një zonë e thellë malore apo përkatësia etnike, kushtet socialo-ekonomike. Kështu që nëse nuk merren të gjitha masat për të luftuar fenomenin e dhunës dhe bullzimit në shkollat tona si do u ofrojmë nxënësve arsim cilësor”.

Sipas Pinos, roli i psikologëveqë u bënë pjesë e shkollave për herë të parë në vitin 2013 nuk është gjithmonë funksional dhe efiçient. Ndërkohë që shton se vendosja e policeve të sigurisë për herë të parë në 150 gjimnaze në mbarë vendin jep shpresë që situata mund të përmirësohet.

Ekspertet rekomandojnë vëmendjen jo vetëm të mësuesit, por edhe të prindërve në marrjen e masave të menjëhershme, për të evituar pasojat afatgjata te fëmijët dhe adoleshentët për shkak të bullizmit./ Tiranapost.al 

All - ArticleEnd - 2
Desktop - ArticleEnd - 2